Google search engine
Home Politike Drejtesi Dosja e Adriatik Llallës shkon në Apel, caktohet trupa, Klodiana Lala jep...

Dosja e Adriatik Llallës shkon në Apel, caktohet trupa, Klodiana Lala jep detaje dhe zbulon kush do të gjykojë ish-kryeprokurorin

0
229

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur se kush do jetë pjesë e trupëns gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Nertina Kosova do të jetë si kryesuese apo relatore, kurse Saida Dollani dhe Dhimitër Lala janë anëtarët e tjerë që do e gjykojnë.

Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.

Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here