Sergio Ramos, pas largimit nga Real Madrid pritet që të zgjedhë PSG dhe arsyeja kryesore është Neymar.
Spanjolli gjithmonë e ka pëlqyer futbollin e sulmuesit brazilian dhe madje e ka këshilluar Presidentin madrilen, Florentino Perez, që ta blejë. Të dy futbollistët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer shumë mesazhe që kur u njoftua se kapiteni i Real Madrid nuk do të rinovonte kontratën me klubin ku ka luajtur për 16 sezone.







































