Aktualisht është duke u luajtur takimi ndërmjet Portugalisë dhe Francës në stadiumin “Puskas Arena” të Hungarisë. E gjithë bota e futbollit mban sytë nga kjo ndeshje e cila premton spektakël në fushë.Ad by Valueimpression
Dy kombëtare i ndan 1 pikë, teksa “gjelat” e kanë siguruar kualifkimn për në fazën e 1/8-ve pasi ndodhen në kuotën e 4 pikëve.
Minuta 60′ Cristiano Ronaldo shënon golin e barazimit. Portugezi edhe një herë tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisëAd by Valueimpression
47′ , Karim Benzema! Franca përmbys rezultatin. Fillimisht u sinjalizua pozicion jashtë loje, por pas verifikimit nga VAR, goli u konsideruar i rregullt!
45′ Vendoset baraspesha, Benzema tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e parë në një Europian!
Minuta 31′ Ronaldo kalon në avantazh Portugalinë, tregohet i saktë nga 11-metrat.









































