Google search engine
Home Politike Berisha thellon krisjet me SHBA, ambasada e heq nga fotot e vizitës...

Berisha thellon krisjet me SHBA, ambasada e heq nga fotot e vizitës së Baker, ish-kryeministri dhe enturazhi i tij nisin sulmet

0
284

Thellohen krisjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Dje u shënua 30-vjetori i vizitës historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në 22 qershorin e vitit 1991 në Shqipëri, ndërkohë që ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale foto nga kjo ditë historike që shënoi edhe vizitën e parë të një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri. Por ajo që bie në sy në këtë postim kujtesë, është fakti se ambasada amerikanë vijon të shtojë sinjalet se për të ish-kryeministri Berisha është person i padëshiruar. Zonja Kim ka postuar një festival fotosh nga vizita dhe fjalimi që zyrtari amerikan mbajti para qytetarët të Shqipërisë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa Berisha që asokohe ishte lideri opozitës nuk shihet gjëkundi në foto apo të përmendet si protagonist. Madje, zonja Kim ka cituar disa fjalë të ish-Sekretarit Amerikan nga sheshi “Skënderbej” ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker në fjalimin e tij historik që mbajti. Po ashtu, ambasadorja Kim theksoi se qysh në atë kohë deri sot, SHBA-të kanë marrëdhëniet të mira me Shqipërinë. “Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në sheshin “Skënderbej” dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.

Berisha dhe enturazhi i tij reagojnë ashpër

Por teksa ambasada amerikane nuk e përmendi ish-kryeministrin Sali Berisha në kujtesën që bëri për vizitën e ish-Sekretarit Baker, ish-lideri demokrat dhe enturazhi i tij reagojnë ashpër. Vetë Berisha që pas shpalljes person “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit vijon të sfidojë këtë të fundit, duke i treguar se gabuam me vendimin, pasi ai është një ndër politikanë më pro-amerikan që ka Shqipëri. Ndërkohë që ditën e djeshme zoti Berisha ka hedhur në lëvizje media pranë tij, të cilat përmes komenteve dhe analizave kanë shpërthyer në akuza të forta në adresë të ambasadores së Shteteve të bashkuar të Amerikën në Tiranë, Yuri Kim. Këto media akuzojnë ambasadoren Kim se përmes heqjes së Berishës nga fotot e vizitës së Backeri-t ka kryer retushim të historisë, pra ka manipuluara. Nga ana tjetër, në ndihmë të ish-kryeministrit Berisha është rreshtuar edhe gazeta zyrtare e Partisë Demokratike “Rilindja Demokratike”. Kjo e fundit dje ka postuar një editorial që i kundër përgjigjet në një farë mënyre ambasadores Yuri Kim, teksa zbulon edhe episode nga vizita e ish-sekretarit amerikan, i cili sipas medias në fjalë, i ka thënë Berishës që Do t’i mundin komunistët. Madje, “RD” nxiton që pritjen madhështor që qytetarët shqiptarë i bënë Backerit në 22 qershor të vitit 1991 ta shesë si një organizim opozitar. Por megjithatë, nëse e analizojmë situatën dhe historinë, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë kohës që ish-sekretari Backer vizitoi Tiranën 30 vite më parë ishte lideri i opozitës dhe se ky i fundit nuk kishte ndonjë meritë në atë takim, pasi cilido që do të ishte në krye të opozitës, amerikanët do ta mbështesin. Pra, të gjitha këto merita që Berisha ia atribuon vetes nuk qëndrojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here