Google search engine
Home Lifestyle “Ajo kishte 2 personalitete”/ Iliri i ‘Përputhen +40’ rrëfen historinë e trishtë...

“Ajo kishte 2 personalitete”/ Iliri i ‘Përputhen +40’ rrëfen historinë e trishtë të tij të dashurisë: Kam pasur një durim të çuditshëm me të

0
344

Konkurrenti i ‘Përputhen +40’, Iliri, gjatë takimit të tij Gilbertën tregoi disa detaje në lidhje me marrëdhënien e tij të fundit. Ai rrëfeu se ish-partnerja ishte një person në depresion, e cila reagonte në mënyrë të ashpër për çdo gjë.

Iliri: Ka qenë një person pak me depresion që nuk e kuptonte e vlerësonte qetësinë time. Unë kisha kuptuar që në fillim por e kisha dashur si person. Kam pasur një durim të çuditshëm. Ajo ka pasur edhe një fëmijë, jam kujdesur sikur të kishte qenë i imi. Kam ndenjur nga dashuria mbase një mrekulli mund ta qetësonte dhe ekuilibrohej. Kishte reagime shumë të forta. Ishte shumë xheloze dhe e shpinte të kuptonte sikur e kisha tradhtuar, kjo e nxirrte si një person me dy personalitete.

Gilberta: Më vjen keq që ke pasur një lidhje të tillë.

Iliri: Është e kaluara.

Gilberta: Më vjen shumë mirë që unë jam e tashmja.

Iliri: Unë e kam dashur dhe nuk e braktisa. Kishte momente që do kishte paqe por rikthehej ajo furtuna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here