Google search engine
Home Bota Rajoni Video/ “Vriteni! Të kalbet në burg”! Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin...

Video/ “Vriteni! Të kalbet në burg”! Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatë burri vrasës i Caroline

0
294

Ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë, nën masa të rrepta sigurie, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen makabre të gruas së tij 20-vjeçare Caroline, të cilën e mbyti në sy të foshnjes së tyre 11 muajshe.

I veshur me anti-plumb, ai hyrë në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje për krimin që tronditi Greqinë. Mediat greke raportojnë se seanca pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe do të jetë maratonë.

Teksa autori i vrasjes po hynte në gjykatë, një grup njerëzish të mbledhur aty pranë bërtitën: “Vriteni, të kalbet ne burg!”

“Protothema” raporton se i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzave dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte patur në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai “u mjegullua” dhe humbi kontrollin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here