Google search engine
Home Aktualitet Ministria e Brendshme del me njoftimin me rëndësi/ Shqipëria zyra të reja...

Ministria e Brendshme del me njoftimin me rëndësi/ Shqipëria zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta në 6 shtete të botës

0
332

Ministria e Brendshme shqiptare me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se janë hapur zyra në gjashtë shtete të ndryshme të botës për të aplikuar për pasaporta e ID karta, duke e çuar në 20 numrin e zyrave të aplikimit në mbarë botën.

Sipas ministrisë së Brenshme këto janë shtetet: Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi); Kinë (Pekin);
Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia); Rumani (Bukuresht).

“Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do të hapë edhe zyra të reja në disa shtete të botës duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet.
Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara. Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht në ambasada e konsullata funksionojnë zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA.

Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri.

Ky vendim, sipas ministrisë, është marrë pas një komunikimi ndërinstitucional mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, në bashkëpunim me koncesionarin, më qëllim lehtësimin e shërbimeve për shtetasit tanë jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here