Google search engine
Home Politike Artan Lame me deklaratë të jashtëzakonshme, paralajmëron ‘furtunë’ në Kadastër: Do ikin…

Artan Lame me deklaratë të jashtëzakonshme, paralajmëron ‘furtunë’ në Kadastër: Do ikin…

0
359

Kreu i Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi sot ‘furtunë’ në radhët e Kadastrës. Në një konferencë për mediat, Lame teksa bëri thirrje për aplikime nga punonjës të rinj, u shpreh se ndryshime do të ndodhin aty ku është e nevojshme.

“E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës,” tha Lame.Ad by Valueimpression

Por, ndërkohë, pozicione të reja pune do të ofrohen edhe për specialistë të niveleve të tjera.

“Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës të cilat kanë ose drejtues të komanduar, ose drejtues që nuk e justifikuan veten. Do vijojë dhe një thirrje e dytë për specialistë të niveleve të tjera. Kadastra shqiptarë tashmë është ngarkuar me disa funksione që dikur i kanë pasur institucione të tjera,” tha Lame.

Sipas Lames, të gjitha këto ndryshime vijnë pasi zyrat e kadastrës nuk janë aktualisht në lartësinë e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here