Google search engine
Home Aktualitet Përdhunimi i shqiptares në Greqi/ Dëshmitarja rrëfen skenën e rëndë: E gjeta...

Përdhunimi i shqiptares në Greqi/ Dëshmitarja rrëfen skenën e rëndë: E gjeta gjysmë të zhveshur, të dhunuar dhe tepër të tronditur

0
232

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi që iu bë një ditë më parë, një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë.

Një grua, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ka rrëfyer në polici momentet e para kur është ndeshur me gruan nga Shqipëria.

“E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ajo ishte strukur, ishte në gjendje të rëndë psikologjike”, mësohet të ketë thënë gruaja.

Kujtojmë që 50-vjeçarja shqiptare, ishte duke pastruar në një pallat, kur një i ri nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë në apartamentin e tij. Ai për orë të tëra e ka përdhunuar gruan, duke i shkaktuar dhe dëmtime të rënda në trup.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa mësohet, se autori i dyshuar është ende në kërkim nga policia. Efektivët janë duke hetuar të gjithë pistat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në përdhunim të jenë përfshirë më shumë se 1 person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here