Të tjera detaje janë zbardhur nga Prokuroria e Tiranës ku bëhet me dije se janë prerë 11 urdhër arreste, ku 8 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim 3 persona të tjerë.
Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë arrestuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Trafikut të narkotikëve’.
Operacioni është zhvilluar nga prokuroria e Tiranës, në bashkepunim me autoritetet zviceriane ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk ka shumë detaje. Kanë qenë autoritetet zviceriane ato që kanë kërkuar hetime, teksa urdhër arrestet janë prerë nga prokurori Bledar Valikaj.
Në orët në vijim pritet të ketë një komunikatë zyrtare nga ana e prokurorisë shqiptare në lidhje me operacionin e ndërmarrë.









































