Google search engine
Home Bota Rajoni “Nisi me një deklaratë të gabuar”/ Përshkallëzohet keq kriza qeveritare në Malin...

“Nisi me një deklaratë të gabuar”/ Përshkallëzohet keq kriza qeveritare në Malin e Zi, Abazoviç lëshon paralajmërimin urgjent: Beogradi ta ketë të qartë se…

0
199

Mali i Zi është përfshirë në një krizë politike që u shkaktua nga një deklaratë e një ministri, nga e cila u vu në dyshim gjenocidi në Srebrenicë.

Ministri u shkarkua nga Parlamenti të enjten e kaluar, por opozita tashmë kërkon edhe largimin e Kryeministrit, gjë që mund të shkaktojë edhe zgjedhje të parakohshme dhe një rikthim të mundshëm të partisë së Presidentit, Milo Gjukanovic.

Të enjten u miratua një rezolutë, e cila do të evitojë krijimin e përplasjeve të tilla në të ardhmen.

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten e kaluar me një shumicë prej dy të tretash, një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilën u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë. Përmes kësaj rezolute, e cila edhe ndalon mohimin publik të ekzistencës ose relativizimin e këtij gjenocidi, 11 korriku shpallet gjithashtu dita e përkujtimit të viktimave të Srebrenicës.

Për miratimin e rezolutës, të kërkuar nga opozita, votuan 55 deputetë, 40 nga opozita dhe 15 nga maxhoranca, kundër ishin 19 nga Fronti Demokratik në pushtet, 7 abstenuan.

“Besoj se kemi dërguar një sinjal të qartë se Mali i Zi është qendra e demokracisë në rajon”, tha udhëheqësi i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviç, ndërsa kreu i komunitetit islamik të Malit të Zi, Rifat Fejziç, tha se mbështetja e dy të tretave për rezolutën e gjenocidit të Srebrenicës forcon besimin në një të ardhme më e ndritur dhe se një Mal i Zi i tillë ecën në rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Rezolutën e përshëndetën edhe politikanët drejtues në Sarajevë. Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljko Komshiç, tha se ky ishte një akt civilizimi dhe se Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia duhet të bënin të njëjtën gjë. Rezoluta u dënua ashpër në Serbi.

Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime”, tha Abazoviç, i cili shtoi se nuk i trembet mundësisë së kthimit të DPSsë në pushtet.

“Nuk kam frikë nga kthimi i regjimit të vjetër. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, fjalëve të ashpra ose nervozizmit, unë jam i sigurt se të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare nuk do të bëjnë lojëra për përmbysjen historike që ndodhi gushtin e kaluar”, tha Abazoviç.

“Unë mendoj se ndonjëherë, pa nevojë, ne e mbivlerësojmë situatën dhe kemi tendencë t’i nënshtrohemi propagandës së përgjithshme që ndodh më fort jashtë vendit sesa në Malin e Zi. Vetëm mbani mend se sa situata të tilla kishte dhe të gjitha në fund të fundit kapërcehen në një mënyrë mjaft të mirë. Shumë pluhur, por pak konkretizim, prandaj jam i qetë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se interesat kombëtare të Malit të Zi janë përpara çdo llogaritje partiake. Ne duhet të afirmojmë konceptin qytetar dhe politikën europiane dhe të gjitha vendimet tona duhet të jenë në përputhje me ato qëllime. Nuk ka asnjë diskutim për këtë”, shtoi Abazoviç.

Duke theksuar se Mali i Zi ndjek një politikë të fqinjësisë së mirë, zëvendëskryeministri i Malit të Zi bëri një apel për të gjithë politikanët në vend dhe rajon gjatë prononcimit të tij në “Vijesti”.

“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”, u shpreh Abazoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here