Ousmane Dembele, braktisi fushën në fraksionin e dytë me Hungarinë, edhe pse ishte aktivizuar si zëvendësues, për shkak të një problemi në gju.
Trajneri i Francës, Didier Deshamp ka marrë një lajm të keq, pasi sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Europiani mund të quhet i mbyllur për sulmuesin. Thuhet se për shkak të dëmtimit të pësuar, lojtari i Barcelonës duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 3 javë.
Mungesë e rëndësishme kjo për Francën, sidomos tani që vjen faza më e rëndësishme e Europianit, ajo me eliminim direkt.









































