Një rrjet trafikantësh kokaine që operonin Gjermani-Zvicër janë goditur nga drejtësia.
Në këtë rrjet raportohet se janë të përfshirë dy shtetas shqiptarë, të cilët tashmë janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë.
Lala tha se pranga ka përfunduar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës zjarrfikës, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Ndërkohë një tjetër i dyshuar mësohet se është larguar drejt Greqisë. Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër.









































