Google search engine
Home Politike Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili, kush do ta përfaqësojë LSI-në në Parlamentin...

Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili, kush do ta përfaqësojë LSI-në në Parlamentin e ri? Monika Kryemadhi merr VENDIMIN përfundimtar

0
304

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vendosur të përfaqësojë qarkun  e Fierit në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të KQZ-së, ku Kryemadhi ka dërguar kërkesën e saj, që të marrë mandatin e fituar në Fier.

Në rast se Kryemadhi do të zgjidhte të përfaqësojë qarkun e Tiranës, ku ka marr edhe më shumë vota, nga 2436 zgjedhës, nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili digjet dhe i hapet rruga politikanes së re, Kejdi Mehmetajt, e cila ishte e renditur e dyta në Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here