Pak ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi hapjen e pikave kufitare me Greqinë për qytetarët shqiptarë.
Por tashmë atyre që duan të kalojnë në territorin grek, u duhet të kalojnë doganën në këmbë, duke përshkruar rreth 1 km rrugë.
Kjo për shkak pasi autoritetet në Greqi nuk lejojnë kalimin e autobusëve nga Shqipëria, ndërsa në doganën e Kakavijës nuk lejohet të kalojnë më shumë se 900 persona.
Qytetarët që duhet të ecin në këmbë për të kaluar pikën doganore, për të shkuar në destinacion, u duhet të marrin një tjetër autobus në territorin grek, teksa shprehen se nuk shohin zgjidhje tjetër përveçse të kalojnë pikën kufitare në këmbë.







































