Google search engine
Home Sport “Fundin e tmerrshëm” dhe jo “tmerrin pa fund”/ Vjen lëvizja urgjente e...

“Fundin e tmerrshëm” dhe jo “tmerrin pa fund”/ Vjen lëvizja urgjente e Bashkisë së Elbasanit për klubin e futbollit

0
219

Lajm i bujshëm nga Elbasani. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se bashkia e Elbasanit se ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me futbollin siç bëri ajo e Gjirokastrës me klubin e Luftëtarit.

Sot në orën 13:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak dhe një nga pikat në rendin e ditës është miratimi për krijimin e klubit të ri, “Akademia e Futbollit Elbasani”. Kësisoji, me miratimin e këtij propozimi, AF Elbasani do ta nisë nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari.

Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para. Megjithatë, aktualisht është fakt se bashkia e Elbasanit ka nisur të mendojë për futbollin, duke praktikuar “fundin e tmerrshëm” dhe jo “tmerrin pa fund”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here