Google search engine
Home Aktualitet “Ekziston rreziku që të më vrasin”/ Biznesmeni i njohur del me video-mesazhin...

“Ekziston rreziku që të më vrasin”/ Biznesmeni i njohur del me video-mesazhin e rëndë dhe zbulon lëvizjen që po përgatit: Më kanë shënuar me të kuqe

0
267

Nisur nga pretendimet se ai është vrarë apo ndodhet i burgosur, bosi i njohur i mafias turke, biznesmeni Sedat Peker ka publikuar një video ku përgënjeshtron gjithçka, por në të njëjtën kohë ngre alarmin që rrezikun që i kanoset jetës së tij.

Peker shprehet se ekziston një mundësi që po të shkojë në Turqi do ta vrasin. Më tej në video, pPker ka thënë se ai do ta gjëjë një mënyrë për të përfunduar punën që ka nisur, të demaskimit të qeverisë.

“Miqtë e mi të dashur, disa kanë pretenduar se unë kam vdekur ose jam burgosur. Gjithashtu që mesazhet e mia në Tëitter janë shkruar nga të tjerët dhe jo unë. Kjo është arsyeja pse u ndjeva i detyruar të xhiroja dhe të postoja këtë video të shkurtër. Miqtë e mi të dashur, nuk kam vendosur të mos publikoj më video, por në vendin ku unë jetoj, u informova se jam me të kuqe, domethënë ekziston një rrezik i madh që të vritem. Brenda 15 ditësh do të rishikojnë rrezikun për jetën time dhe do të vendosin. Por unë ose këtu ose në një vend tjetër ose me një mënyrë tjetër, do ta përfundoj punën që kam nisur. Miqtë e mi ju uroj të jeni mirë, mos e privoni vetën nga lutjet tuaja. Zoti ju bekoftë”, tha Peker.

Biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar, në Maqedoni ai akuzohet për lidhje me grupin që lëshoi 214 pasaporta të falsifikuara. Ai është emri i dytë që përmendet për lidhje dhe fshehje në Shqipëri. I pari është Faruk Ozer, i njohur si bosi i kriptomonedhave, i akuzuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here