Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit.
- .Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala se SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle edhe në banesa.