Google search engine
Home Aktualitet Hoqi kufizimet me Shqipërinë/ Ambasada gjermane del me një tjetër njoftim të...

Hoqi kufizimet me Shqipërinë/ Ambasada gjermane del me një tjetër njoftim të rëndësishëm për vendin tonë

0
208

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar, pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

“Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani  
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.”-thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here