Google search engine
Home Bota “Skepticizëm dhe respekt”/ Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat e takimit të Biden...

“Skepticizëm dhe respekt”/ Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat e takimit të Biden me Putin: Ja ku ndryshon presidenti amerikan nga paraardhësi Trump

0
290

Udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit Joe Biden shpalosi filozofinë e tij diplomatike dhe negociuese, ndërsa ai bashkonte aleatët tradicionalë demokratikë të Amerikës, për t’u përballur me sfida të reja dhe të vjetra, si dhe ofroi një pamje shpesh rozë të mundësive të bashkëpunimit me Presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi kokë më kokë.

Në vazhdim disa nga përshtypjet kryesore: NJË RIFILLIM QË NUK U QUAJT KËSHTU

Presidentët Biden dhe Putin nuk e përdorën fjalën “rifillim” për të përshkruar gjendjen e marrëdhënieve midis dy vendeve pas samitit të tyre në Zvicër. Por kjo ishte ajo çfarë takimi arriti, me të dy udhëheqësit që theksuan fusha të qarta mosmarrëveshjesh, edhe pse vunë në dukje fusha në shkallë më të vogël ku mund të bashkëpunonin.

Ata përcollën një respekt të ndërsjellë dhe një skepticizëm të ndërsjellë. Ishte një kthim i papritur në kuadrin më konvencional SHBA-Rusi pas presidencës së Donald Trump-it, i cili shpesh dukej se lartësonte Putinin dhe krijonte të paktën aspiratën që vendet të mund të bënin më shumë si partnerë.

Këtë herë, secili udhëheqës u largua me mirëkuptimin se disa nga rregullat e vjetra ende zbatohen. Rusia rikthehet në vendin e saj si një “kundërshtare e denjë”, siç tha Presidenti Biden, në vend të një lloj vendi koleg. Dhe tensionet më të hershme, mbi luftën kibernetike dhe të drejtat e njeriut, vazhdojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here