Pas gjestit të Ronaldos që u bë virale në të gjithë rrjetet sociale dhe mediat botërore, duke i shkaktuar një humbje të madhe kompanisë, Paulo Pogba është bërë një tjetër lojtari që heq një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave për shtyp.
Tani, Pogba ishte ai që largoi pije alkoolike, birrën Heineken nga tavolina e konferencave, duke vazhduar më pas atë çfarë kishte për të thënë.
Tashmë është e ditur se për myslimanët, besim që mesfushori francez i takon, është e ndaluar me fe që të konsumohen pijet alkoolike.
Ky veprim i portugezit i solli humbje pijes së gazuar rreth katër miliardë euro, për shkak të prishjes së imazhit.







































