Google search engine
Home Politike Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur...

Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

0
266

Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria. Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, raportojnë mediet holandeze. Ata theksojnë se procedura e re e pranimit është “thelbësore”, ndërsa deklarojnë se një arsye për të rënë dakord për këtë është ndërhyrja kineze dhe ruse në Ballkan.

Pas këtij qëndrimi pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria dhe Italia, duket se Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues, që do të pasojë konferencën e parë ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet brenda këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here