Rusia merr 3 pikët e para në Grupin B të Euro 2020. Skuadra e Cherchesov mposhti minimalisht 1-0 Finlandën në “Gazprom Arena” në një ndeshje që ishte e hapur dhe e luftuar.
Goli për ekipin e drejtuar nga Stanislav Cherchesov u shënuar në fundin e pjesës së parë nga Miranchuk.
Pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar por nuk ja doli as Finlanda të barazojë dhe ar Rusia të shënojë golin e qetësisë duke i kaluar të gjitha minutat e takimit në ankthin e barazimit.
Gjithsesi pas humbjes së ndeshjes së parë 3-1 ndaj Belgjikës, tashmë ata ja dalin të marrin 3 pikët e para, ndërkohë që në kuotën e 3 pikëve është edhe Finlanda e cila në takimin e parë mundi Danimarkën, në atë ndeshje tragjike me ngjarjen e Eriksen.







































