Google search engine
Home Sport EURO2020, Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raundin tjetër

EURO2020, Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raundin tjetër

0
220

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19, ku Kielini shënoi, pas një rrëmuje në zonën e rreptësië.

Festa e “Axurrëve” u prish një minutë më pas, për shkak se goli u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Juventusit.

Kielini u detyrua të linte fushën në minutën e 24, për shkak dëmtimi. Festa shpërtheu në “Olimpico”, në minutën e 26, pas golit të shënuar nga Lokateli.

 Në minutën e 52, ishte sërish Lokateli që dyfishoi rezultatin. Ish-ylli i Milanit shtangu portierin me një goditje të saktë nga jashtë zonës.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, Çiro Imobile realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes në minutën e 89.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here