Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qasja e Albin Kurtit në procesin e dialogut me Serbinë është e gabuar.
Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj është shprehur se Kurti dëshironte që të shkonte në atë takim vetëm me një pikë, njohjen reciproke me Serbinë. Më tej, ai e ka quajtur Kurtin si mashtrues ordiner, i cili po mashtron popullin e Kosovës.
“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordiner dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme. Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”, tha Haradinaj.
Sipas politikanit opozitar, Kurti po e rikthen dialogun në fillim dhe po kërkon të krijojë marrëdhënie të re ekonomike me Serbinë, më të avancuar se nisma e njohur si Mini Shengen.
Haradinaj u shpreh se qasja e Kurtit në dialgun me Serbinë ishte e gabuar dhe se me këtë qasje ai po e rikthen dialogun në fillim. Më tej, Haradinaj u shpreh se Kurti po kërkon që të krijojë marrëdhënie ekonomike me Serbinë.












































