Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Knallës, pranë Shëngjinit. Flakët janë ende aktive, duke rrezikuar banesat aty pranë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi nga era, të cilat kanë avancuar drejt tokave bujqësore.
Burime për mediet bëjnë me dije se shkak për rënien e zjarrit është bërë djegia e qëllimshme e një grumbulli mbeturinash.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve që vijojnë të përhapen me shpejtësi.









































