Google search engine
Home Sport Sllovakia surpriza e parë e Europianit, thyen Poloninë e Levandovskit, zhgënjen Spanja

Sllovakia surpriza e parë e Europianit, thyen Poloninë e Levandovskit, zhgënjen Spanja

0
233

18 minuta lojë iu deshën Sllovakisë të tregonte se ishte surpriza e parë e këtij Europiani sa i takon rezultateve. Kjo pasi sllovakët befasuan përballë Polonisë duke shënuar të parët dhe në fund duke e fituar ndeshjen 2-1 dhe njëherësh duke thyer çdo parashikim. Në “Gazprom Arena” të Shën Petërsburgut, Polonia e Robert Levandovskit u tregua e pamatur, nënvlerësuese e për pasojë disfatiste. Polakët ishin favoritë jo vetëm për të fituar këtë takim, por edhe për të kaluar grupin bashkë me Spanjën, por Sllovakia e nisi më mirë ndeshjen. Ishte sulmuesi anësor Mak që bëri një aksion mjaft të bukur dhe gjuajti në shtyllë, teksa topi i kthyer u përplas në kokën e Sheznit dhe përfundoi në rrjetë, me polakun që hyri në histori, duke u bërë i pari portier që shënon autogol në Europian. Polakët u përpoqën të bëjnë diferencë me kualitetet e tyre, por ishin të paqartë në manovrën sulmuese, ndërsa Levandovski u markua egër dhe nuk iu krijua Shansi të rrezikonte. Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Poloninë, që arriti të rikthejë baraspeshën me aksionin e parë sulmues, me mesfushorin Lineti, që u shërbye brenda zonës dhe gjuajti menjëherë, duke dërguar topin në rrjetë. Megjithatë ndeshja ndryshoi rrjedhë sërish në minutën e 62-të, kur mesfushori Kryshoviak shkeli kundërshtarin dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Poloninë me 10 futbollistë, kur kishin mbetur ende edhe 30 minuta lojë. Përfiton maksimalisht nga epërsia numerike skuadra sllovake, që pas një aksioni me Haraslin fiton një goditje nga këndi dhe në topin e hedhur në zonë nga Marek Hamsik, ishte mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, që kontrolloi mirë dhe gjuajti bukur brenda zonës, duke dërguar sferën në rrjetë për herë të dytë. Me avantazhin e një goli dhe një futbollist më shumë në fushë, Sllovakia u kujdes më shumë të ulë ritmin dhe të mbajë larg kundërshtarin, ndërsa Polonia provoi të afrohej kryesisht me goditje standarde, por pa arritur të kërcënojë kuadratin e mbrojtur nga Dubravka. Fitoi Sllovakia 2-1 dhe për Poloninë ky ishte ndëshkim I rëndë, sepse kompromenton objektivin për kualifikim. Ndërkohë ndeshja e mbrëmjes Spanjë-Suedi u mbyll me rezultatin 0-0. Spanjollët treguan një performancë jo shumë të mirë duke mos shënuar dot përballë suedezëve.

Ndeshjet e para të Europianit

Grupi A

Itali-Turqi       3-0

Uells-Zvicër    1-1

Grupi B

Danimarkë-Finlandë   0-1

Belgjikë-Rusi              3-0

Grupi C

Austri-Maqedoni e Veriut 3-1

Holandë-Ukrainë        3-2

Grupi D

Angli-Kroaci   1-0

Skoci-Çeki 0-2

Grupi E

Poloni-Sllovaki 1-2

Spanjë-Suedi 0-0

Grupi F, 15 qershor

Hungari-Portugali (18:00)

Francë-Gjermani (21:00)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here