Pas takimit me Vuçic në Bruksel, Haradinaj sulmon Albin Kurtin

0
216

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e cilëson si një dështim takimin e sotëm në Bruksel mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, lidhur me ecurinë e dy vendeve njohjen reciproke.

Sot pas përfundimit të takimit,  Presidenti i Serbisë tha se ranë dakord që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre.

Kurti lajmëroi se kishte renditur katër pika në mbledhjen e nivelit të lartë në Bruksel, të cikat sipas Hardinajy janë pa rëndësi, nëse nuk arrihet njohja reciproke mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here