Kryeministri britanik Boris Johnson, u pyet nga gazetarja e CNN gjatë takimit në Samitin e G7 nëse presidenti Putin është vrasës.
“Mendoj që presidenti Putin ka bërë gjëra dhe jam i sigurt që ka miratuar helmimin në Solsberry, që ka çuar në vdekjen e Skripalit”, deklaroi Johnson.
“E keni parë se çfarë ka ndodhur me kundërshtarin politik të tij, Alexei Navalny, i cili është në burg me akuza të trilluara”, ka shtuar kryeministri britanik.
Sipas Johnson, në takimin mes presidentit amerikan dhe atij rus, Putin do të dëgjojë “kritika të ashpra”.
“E përkrahi plotësisht. Edhe unë kam bërë të njëjtën gjë, kur për herë të fundit jam takuar me Putinin”, ka shtuar Johnson.