Mbrëmjen e sotme gjatë një interviste televizive, kandidati për kreun e Partisë Demokratike në 13 qershor, tha se asnjë deputet apo kryetarë i degëve nuk i kanë dhënë asnjë mbështetje dhe e krahason veten me Edi Ramën në zgjedhjet e 2003 kundër Fatos Nanos.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Në traditën shqiptare ata që sfidojnë kryetarin, marxhinalizohen. Kam parasysh rastin e Ramës në 2003 kur konkuroi për garë me Fatos Nanon. Tha: M’u mbyllën dyert, nuk bëra fushatë dhe me përjashtim të Ruçit pjesa më e madhe e partisë m’u larguan. Ndodhi kjo?
Agron Shehaj: Absolutisht, gjithë deputetët, gjithë kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua.







































