Përfundon numërimi i të gjithë votava. Bëhet me dije se zyrtarisht Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.
Basha ka siguruar mbi 32 mijë vota. Sipas Jemin Gjanajt në votim kanë marrë pjesë mbi 41 mijë anëtarë.Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, zyrtarizoi rezultatin e votimeve të një dite më parë.
“Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se nga 75067 anëtarë kanë votuar 41097 anëtarë. Vota të pavlefshme 413; vota të vlefshme 40684. Kadilli 781 vota, Edith Harxhi 901 vota, Shehaj 6038, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 32882 vota”.