Një nga çështjet më të bujshme që bëri shumë zhurmë në politikën shqiptare ditët e fundit ishte shpallja ‘non grada’ e ish kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
- Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar aktivistja e mirënjohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, që ka pasur një takim të premten me ish-Sekretarin amerikan Mike Pompeo, të cilin e ka pyetur drejtpërsëdrejti për “dosjen” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Vetë Kokalari tregon përgjigjjen që ka marrë:
“Pata fatin të takoj dhe të flas me Sekretarin Mike Pompeo sot. Sigurisht që e pyeta nëse kishte dijeni për dosjen e Berishës, e cila supozohet të jetë hapur nga Administrata e Trump-it, – tha aktivistja. – Sekretari Pompeo s’ishte fare në dijeni për dosjen dhe as për korrupsionin e politikanëve në fjalë.
I shpjegova në detaje çfarë po ndodh, dhe ndërkohë që tha se do të telefononte Kongresmenin Lee Zeldin, më premtoi që Adminstrata Trump s’ka lidhje fare me këtë çështje.
Është e qartë që Ambasadori Donald Lu, e ka përpiluar dhe çuar dosjen e Berishës në DASH, por jo me kërkesë të dikujt nga Administrata e Trumpit, por me sa duket, me urdhër dhe për përfitimin të dikujt tjetri.”