Google search engine
Home Politike Nuk e përjashtoi rikthimin në krye të PD-së/ Edith Harxhi nxjerr për...

Nuk e përjashtoi rikthimin në krye të PD-së/ Edith Harxhi nxjerr për herë të parë mesazhin privat që i ka dërguar Sali Berishës

0
302

Edith Harxhi e zbulon për herë të pare : I kam kërkuar Berishës privatisht të rikthehet në PD

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka komentuar deklaratën e Sali Berishës për një rikthim në Partinë Demokratike.

Ajo u shpreh se e lexon si një pakënaqësi të Berishës me drejtimin e partisë. Harxhi po ashtu deklaroi se edhe në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehet të marrë drejtimin e partisë.

 “Unë i kam kërkuar z.Berisha privatisht, në 2017-ën që ai të rikthehej. Kam qenë edhe publike në deklaratat e mia për rikthimin e tij në PD që ta ringrinte edhe njëherë sepse po shihja mënyrën se si po qeverisej partia. Dhe ai gjithmonë më thoshte që unë e kam mbyllur. Jam larguar dhe nuk marr vendime, por ju vazhdoni luftën brenda institucioneve dhe forumeve të partisë. Dhe unë këtë bëra. Mbrëmë mesazhi i tij ishte shumë i qartë për mua, që ai është i pakënaqur me drejtimin e partisë. Për këtë arsye ai është i gatshëm që të bëjë dhe një sakrificë të tillë që të shkelë mbi ato parime që ai ka vendosur para disa kohësh, që është largimi nga skena politike nga drejtimi i partisë”, u shpreh Harxhi për Vizion Plus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here