Ndeshja hapëse e Euro 2020 mes Italisë dhe Turqisë, u dominua plotësisht nga italianët të cilët fituan me rezultatin 3-0.
Sipari i kampionatit europian u hap me një autogol nga turqit. Ishte Demiral i cili realizoi autogol në minutën e 53-të të ndeshjes, që shtyu drejt rrjetës në top të harkuar nga Berardi në të djathtën.
Në minutën e 65-të vjen dhe goli i dytë për italianët. Realizon Çiro Imobile, i cili ka dyfishuar shifrat, duke gjetur golin e sigurisë dhe duke ndezur festën e italianëve.
Në minutën e 79-të, Roberto Insigne i dha goditjen finale Turqisë, duke realizuar edhe golin e tretë, me një diagonale të bukur.
Loja u dominua plotësisht nga italianët, ku një punë të rëndësishme ka bërë edhe mbrojtja e shkëlqyer e “auxurrëve”







































