Google search engine
Home Aktualitet Biznesmenit të njohur shqiptar i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri/ Klodiana Lala...

Biznesmenit të njohur shqiptar i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri/ Klodiana Lala zbardh detajet e rënda dhe lëvizjet e tij të dyshimta për të kamufluar prejardhjen e parave

0
256

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i 23 milionë euro pasuri të biznesmenit Gëzim Sallaku. Mësohet se një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, transferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar të dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge.

Lala thekson se Prokuroria e Durrësit, thotë se transfertat bankare në favor të ish-presidentit të klubit sportiv Darfo në Breshia u urdhëruan nga kompania “CAPRIASCA TRADING SA”, përmes një banke në Zvicër, ku kompania në fjalë kishte llogari.

Nga hetimet rezulton se drejtuesit e kompanisë panameze, Ezquiel Ruiz Rodriguez dhe Lulian De Muschett janë persona të implikuar në një nga skandalet e viteve të fundit të korrupsionit në Spanjë. Ndërsa titullarja e llogarisë bankare prej nga u transferuan paratë ishte e moshuara Anna Maria Poiatti. Sipas përshkrimit të bërë me këto para do të blihej një vilë në zonën e Plazhit në Durrës. Italiania e moshuar mohon të ketë lidhur kontratë me Gëzim Sallakun për blerjen e ndonjë prone dhe se paratë ia dha hua njërit prej vëllezërve të tij për 5 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here