Belgjika nuk gaboi në ndeshjen e parë, duke mposhtur 3-0 Rusinë, edhe pse kjo e fundit luante në shtëpi, në Sant Petersburg. Shkëlqeu Lukaku me dy gola, që të parin ia dedikoi Eriksen, që pësoi arrest kardiak.
Në minutën e 9′ Lukaku shënoi duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Rusisë. Ndërsa në minutën e 34′ , Munier përfitoi dhe me portën e boshatisur shënoi golin e dytë për belgët.
Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Lukaku, i cili në minutën e 88′ do të shënonte edhe golin e tretë duke vulosur triumfin e skuadrës së Martinezit.





































