U kërcënua me jetë/ Bëri kallëzim për plumbin që u gjet në dritaren e zyrës së tij, prokurori i njohur flet për herë të parë: Nuk kam në dorë dosje të rëndësisë së veçantë! Duhet zbardhur…

0
220

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka bërë një kallëzim në polici lidhur me një ‘mesazh’ kërcënues, pasi në dritaren e zyrës së tij është gjetur një plumb. Për “Raport TV”, Bajrami është shprehur se ai nuk ka në dorë çështje të ndonjë rëndësie të veçantë, as armiq dhe se nuk ka asnjë emër të dyshuar për ngjarjen.

“Në prokurori jemi 20 punonjës hetimi, duhet të zbardhur se për kë  ishte,  unë nuk  kam  në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë  armik  dhe nuk dyshoj tek askush, ja  kam lënë në dorë hetimit”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here