Ngritja e Byrosë Hetimore/ 210 kandidatë kualifikohen për fazën tjetër, 115 emra ngelin në testin fizik

0
216

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet që shumë shpejt të kompletohet me 60 hetues. 28 emra morën detyrën në fazën e parë, ndërsa po punohet për të përzgjedhur 32 emrat e tjerë. Nga 500 kandidatët, pas fazës së parë mbetën vetëm 325 aplikantë. Ndërkohë, në testin fizik nuk kanë mundur të kalojnë 115 të tjerë duke bërë që për në fazën e radhës, në atë të esesë, të mbeten vetëm 325 kandidatë. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BKH sqarohet se, testi fizik u krye brenda të gjitha parashikimeve dhe rregullave të përcaktuara, ndërsa i gjithë procesi është mbikëqyrur dhe asistuar nga ekspertë amerikanë. “Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Falënderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim”, thuhet në njoftim. Në njoftim sqarohet se kualifikimi i 210 kandidatëve është parë me seriozitet dhe janë analizuar me përpikmëri aftësitë e tyre për të qenë nesër hetues të BKH. Ndërsa bëhet me dije se, janë marrë për bazë direktivat e SHBA për zgjidhjen e kandidatëve, për të plotësuar kështu sa më shpejt BKH me hetues të nivelit të duhur. Përmes këtij njoftimi, BKH tregoi se kandidatët e kualifikuar, në datën 15 qershor do t`i nënshtrohen testit të esesë me shkrim. Sipas të dhënave të paraqitura, testi i esesë me shkrim zhvillohet për të demonstruar nivelin e aftësive në shkrim dhe lexim, përdorimin e MS Word, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikuluar idetë me shkrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here