Google search engine
Home Sport Licencimet/ Platforma e re e FSHF “kulaç dhe kërbaç për klubet

Licencimet/ Platforma e re e FSHF “kulaç dhe kërbaç për klubet

0
220

Politika e “kulaçit dhe kërbaçit” që po aplikon Federata Shqiptare e Futbollit me klubet e Superiores duket se po funksionon për mrekulli. Kjo pasi janë vetë rregullat e reja të UEFA-s që janë bërë të detyrueshme për klubet që të përgatisin dhe përfshijnë në organikë përgatitësin atletik, i cili, si profesion, po zë vend gjithnjë e më të madh në futbollin modern. FSHF e di mirë që klubet tona nuk kanë as kapacitete trajnuese e as financiare për të investuar tek përgatitësit atletikë, të cilët i marrin të gatshëm nga klubet e atletikës ose nga jashtë shtetit, prandaj insiston që klubet t’i rrinë printo Komitetit Ekzekutiv të federatës, i cili bën lëmoshë, por edhe shantazhon klubet që të rrinë në “hullinë” e besnikërisë ndaj presidentit Duka dhe të besuarve të tij në federatë.

Përgatitësi atletik, FSHF njofton lëvizjet e fundit

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ditën e sotme një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit. Duke nisur që nga ky edicion, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është njehsuar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Drejtuesi i sektorit të Përgatitjes Atletike në FSHF, Luigji Febrari, si dhe përgatitësit atletikë të ekipeve Kombëtare, Luka Laurenti dhe Iris Selimi, të cilët folën për rolin e rëndësishëm që ka kjo figurë në një ekip futbolli. Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre, ndërsa duhet theksuar fakti se Federata e Futbollit ka organizuar herë pas here kurse për këtë figurë kaq të rëndësishme në futboll, ku kanë lektuar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Gjithashtu, Sektori i Licencimit u shpreh i gatshëm të ndihmojë klubet e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.

Si paraqitet në Shqipëri gjendja e përgatitësit atletik?

Në një intervistë të pak ditëve më parë, Dritan Baholli, i cili është shef i përgatitjes fizike në grupmoshat e Austrisë, tha se nuk e dinte strategjinë që ndjek FSHF, por ai kujtoi se ky profesion kudo sot në botë po merr vlerë të madhe, sepse rrit performancën e lojtarëve. “Përgatitësi atletik sot vjen nga çdo cep i botës, Uruguai, Argjentinë,USA, Portugali etj. Rëndësi ka përvoja dhe suksesi i tij ndër vite. Është rritur kualiteti, por edhe përgjegjësia e tij. Çdo gjë monitorohet. Edhe futbolli shqiptar nuk mund të mbyllë sytë dhe ta shohë si të dorës së dytë këtë pozicion kyç në futbollin modern. Shumë ekipe spanjolle kanë filluar të shesin “Know how”-n e tyre (Teknike dhe Scoutingsystem) në Angli, USA, Azi. P.sh. Valencia në bashkëpunim me “Valencia University“ ka përpiluar një mënyrë testimi komplet të re të lojtarëve të rinj. Bëhet fjalë për një bateri testesh prej 4 mln euro”, u shpreh Baholli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here