Google search engine
Home Aktualitet Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Hungari, vjen lajmi fantastik për...

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Hungari, vjen lajmi fantastik për gjithë shqiptarët

0
311

Nga sot shqiptarët me një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19 mund të hyjnë në Hungari pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

  • Lajmi është dhënë nga ambasada shqiptare në Hungari, e cila thekson se nga data 10 qershor hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit

“Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Hungari.

Ky vendim vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Hungari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here