Google search engine
Home Lifestyle Anxhela Persiteri nuk di të ndalet, pas “Eurovision”, surprizon me “baladën e...

Anxhela Persiteri nuk di të ndalet, pas “Eurovision”, surprizon me “baladën e verës”, kush është djali që ka në krah

0
219

Pas pjesëmarrjes në “Eurovision” Anxhela Peristeri nuk di të ndalet. Nëse menduat se do të shijonte suksesin në qetësi, gaboheni, pasi vetëm mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar projektin e saj të radhës.

“Nuk më doje”  titullohet kënga e Anxhelës pas “Karmës” që ngriti në këmbë të gjithë “Eurovisionin”.

Sezoni i verës i nxit këngëtarët që të sjellin këngë ritmike që të dominojnë në klube, makina dhe plazhe.

Mirëpo, Anxhela ka preferuar që të sjellë një baladë për të gjithë zemërthyerit të cilët sapo ta dëgjojnë do gjejnë veten.

 “Nuk më doje” ka një tematikë të ndjeshme e cila lidhet me ndarjen dhe dashurinë e njëanshme. “Aaa jam mërzit me ty! Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”- thuhet në refrenin e kësaj kënge, teksa nuk mund të lëmë pa nënvizuar faktin se si rrëqeth Anxhela me interpretimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here