Google search engine
Home Lifestyle A do të jetë pjesë e ‘Big Brother VIP’? Neda zbulon për...

A do të jetë pjesë e ‘Big Brother VIP’? Neda zbulon për herë të parë detaje nga jeta e saj private dhe jep përgjigjen e papritur: Po të bëhem edhe njëherë nuse di unë si nusëroj

0
896

Ish-banorja e ‘Big Brother’, Neda dhe motra e saj ishin të ftuar dje në emisionin ‘ABC e pasdites’. Ato prezantuan familjet e tyre dhe rrugëtimet që kanë ndjekur në jetë.

Aktiviste dhe soprano, bashkëshorte dhe nëna, ato ende ruajnë një marrëdhënie shumë të fortë me njëra tjetrën. Kjo u vu re edhe gjatë rubrikës “Cila nga ju të dyja” sa ishte e vështirë të pohonin ndonjë “defekt” nga jeta e tyre e përditshme apo diçka që të tregonte se nuk e njihnin shumë mirë  njëra-tjetrën. Teksa po flisnim për çfarë kanë dhe duan, Neda na zbuloi se nuk përjashtojnë në familjen e tyre dhe një fëmijë tjetër, ndërkohë që Simona nënvizoi se nuk ka qenë ndonjëherë e dyzuar mes karrierës operistike që ka dhe karrieres ne muzikën e lehtë.

A e ka bezdisur ndonjëherë Simonën etiketimi si “motra e Nedës”?

“Në mesin e shumë krenarive, njëra nga ato është të jem motra e Nedës”.

Duke qenë se Neda dhe Ogreni janë çifti që janë njohur në një format televiziv, Ermali i pyet motrat nëse do mund të marrin pjesë në Big Brother Vip.

“Jo, unë nuk do t’a bëja personalisht, por padyshim që Big Brother është një nga eskperiencat më të vështira, më të bukura dhe më të interesante që kam bërë në jetën time. Dhe sigurisht që e këshilloj dhe në fakt unë nuk do e bëja për arsye objektive në sensin për jetën që kam, dy fëmijë të vegjël, nënë… Big Brother i shkon për shtat mrekullueshëm ajo shprehja “po të bëhesha edhe njëherë nuse dija unë si nusëroja”.

Po Simona a e sheh si mundësi?

“Në as edhe një mënyrë. Më rëntë pika nëse do e bëja”, tha ajo duke qeshur.

Ogreni apo Neda vazhdon të jenë më i famshëm? Cili nga te dy? Simona tha se Neda ka më shumë popullaritet, ndërsa vetë ajo pohoi se të dy (Neda dhe Ogreni) janë munduar që të kenë një profil të ulët sa i takon marrëdhënies me median.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here