Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Ngjela tha në “Breaking” se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë pasi shqiptarët do shpëtojnë nga uzurpimi sipas tij.
Lidhur me të ardhmen e Metës pas shkarkimit nga posti i tij, Ngjela tha se kryetari i Kuvendit duhet të ndalojë menjëherë daljen e Metës jashtë vendit.
“Është ditë e rëndësishme për Shqipërinë, procesi ka hyrë në një rrjedhë lumi që nuk ndalet më. Erdhi koha që shqiptarët do shpëtojnë nga një uzurpim, se është uzurpim ky, është konglomerat i madh anti-shqiptar që sot nis procesin e hapit të parë drejt një shoqërie demokrate. Nga vendimi i Biden duhet të frikësohen të gjithë të korruptuarit, që kanë futur duart në arkat e shtetit,” tha Ngjela.
E voton parlamenti sot shkarkimin e Metës?
Besimi im është që do ta votojë, edhe nëse ka pasur ndonjë të lëkundur, por tani ka hyrë lumi brenda në qytet. Nuk e shpëtojnë dot. Është në favor të shqiptarëve për të pastruar uzurpimin.
Parashikimi për çfarë do ndodhë me Metën pas shkarkimit?
Drejt gjykimit penal. Ai po merr masa të thotë që është parlament i paligjshëm, dhe të ikë si Gruevski, edhe ky këtë po mendon, por s’besoj se do jetë në gjendje ta bëjë. Ruçi duhet të marrë masa, të mos lejojë Metën të largohet nga Shqipëria. Meta bëri shumë shkelje.









































