Edhe pse në moshën 54-vjeçare, legjenda e boksit Mike Tyson, ende nuk ka hequr dorë nga ky sport. Trajneri i tij, Rafael Cordeiro ka konfirmuar se Tyson do të rikthehet në ring më 12 shtator të këtij viti.
Kundërshtari i Tyson ende nuk është shpallur, tha Cordeiro, por Mike tashmë po stërvitet për ndeshjen e tij të ardhshme, shkruan MMA Fightning.
”Ne po vazhdojmë stërvitjen. Ai është një atlet dhe gjithmonë është duke u stërvitur, duke goditur pas këtu në palestër. Unë mendoj se do të kemi diçka në shtator. Nuk e di kush sepse kompania e tij Legends Only League po punon për të dhe po negocion një marrëveshje televizive në mënyrë që ata të mund të shpallin një orar, por ne jemi duke u trajnuar. Ne do të rikthehemi në shtator.”, tha ai.
Tyson themeloi Legends Only League në korrik të vitit 2020 si platformë e re për boksierët në pension, për të garuar në ngjarje speciale dhe promovoi ndeshjen e tij të parë pas 15 vitesh, kundër Roy Jones Jr në Los Angeles, Calif.









































