Google search engine
Home Aktualitet KPK i jep lajmin e mirë gjyqtarit të Shkodrës, del i buzëqeshur...

KPK i jep lajmin e mirë gjyqtarit të Shkodrës, del i buzëqeshur nga seanca

0
422

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka dhënë vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Besmir Stroka.

Gjatë seancës dëgjimore të marten, u relatuan raporte pozitive për të tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Stroka.

Besmir Stroka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ku vazhdon të punojë aktualisht.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Stroka u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here