Trajneri Edy Rejas është rrëzuar sërish nga lojtarët kundërshtarë, kësaj radhe në ndeshje me Republikën Çeke.
Pasi u pengua në ndeshje ndaj Uellsit, duke u rrëzuar më pas, e njëjta gjë ka ndodhur edhe dje.
Futbollisti i Republikës Çeke, Vladimir Coufal shtyn me qëllim teknikun italian të Shqipërisë, duke bërë kështu një gjest anti-sportiv.
Ky veprim i mbrojtësit të West Ham ka shkaktuar edhe tension mes kampeve të dy skuadrave.
Për këtë foli edhe vetë lojtari çek, i cili u shpreh: “Edhe njëherë unë i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edi Rejës. E pashë në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndaloja dot.”, u shpreh Kufal.