Gazetari Frrok Çupi i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ u shpreh se Berisha është diktatori i fundit në Ballkan dhe që do të ketë fatin e Millosheviçit.
Sipas Çupit, ambasadorja e Amerikës ka vendin kryesor në Shqipëri, nisur dhe nga ngjarjet e fundit si Berisha etj.
“Ambasadorja e Amerikës ka vendin kryesor në Shqipëri, nisur dhe nga ngjarjet e fundit si Berisha etj. , ajo është ambasadorja më e luftuar pasi po mban gjithë thesin e të gjithë ambasadorëve. Sekretari i shtetit nuk e ka lejuar të nxjerr dosjet aty, por e ftoi atë në DASH ti shikoj aty siç e thotë ligji. Berisha njeriu i dyshuar si minues i demokracisë dhe ka përkrah Millosheviç, I akuzuar për disa vdekje Olldashin, Azem Hajdarin, Kosta Trebickën. Berisha është diktatori i fundit në Ballkan dhe do të ketë fatin e Millosheviçit,” u shpreh Çupi.