Google search engine
Home Aktualitet Vrasja e Kudret Saliajt/ Zbardhen të tjera detaje të rënda, ky ishte...

Vrasja e Kudret Saliajt/ Zbardhen të tjera detaje të rënda, ky ishte konflikti mes familjeve dy ditë para tragjedisë

0
248

Të tjera detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi vendin ditën e premte. Bëhet me dije se 2 ditë përpara vrasjes së Kudret Saliajt, ka pasur konflikte mes tij dhe ish vjehrrit.

Mësohet se konflikti ka nisur pasi Kudret Saliaj kishte nxjerrë përjashtë rrobat e ish nuses së tij. Ndërsa Mexhit Picari kishte konstatuar se mungonin disa rroba dhe florinjtë që e bija kishte pasur.

Masa për vrasjen tronditëse që ndodhi në mes të një lokali në Tiranë do të jepet ditën e nesërme në orën 09:15.

Kujtojmë se ditë e premte Mixhit Pixari ekzekutoi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj në një lokal pranë gykatë së Tiranës, ku mbeti i plagosur dhe prokurori Adriatik Cama. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here