Google search engine
Home Sport Një furtunë e vërtetë/ Emisioni investigativ italian hedh dyshimet e rënda mbi...

Një furtunë e vërtetë/ Emisioni investigativ italian hedh dyshimet e rënda mbi Igli Taren, mes klaneve dhe shqiptarëve të kompanisë së basteve, faktet që pritet të dalin sot

0
295

Një furtunë e vërtetë po shkakton në botën e futbollit lajmi për transmetimin e një investigimi nga ana e emisionit të njohur italian “Report” në Rai 3 mbi drejtorin sportiv të Lazios, ish-sulmuesin kuqezi Igli Tare.

Sipas burimeve, investigimi që do të transmetohet sot në orën 21.15 fillon me një hetim të Prokurorisë së Barit mbi një aleancë midis mafies siciliane, ‘ndraghetës dhe klaneve bareze për të investuar dhe menaxhuar botën e basteve sportive.

Sipas prokurorisë, ndër kompanitë e ndryshme figuronte edhe një subjekt shqiptar, në pronësi, sipas saj, të vëllezërve Genti dhe Igli Tare.

Por drejtori sportiv i Lazios e ka mohuar gjithmonë këtë fakt, aq sa vetë shqiptari deklaron se nuk është dëgjuar asnjëherë për këtë çështje.  

Investigimi i “Report” merr parasysh edhe blerjet e fundit të Lazios, në veçanti atë të kosovarit Vedat Muriqi, i cili u transferua nga Fenerbahce për vlerën e 17. 5 milionë euro plus bonuse të tjera, që emisioni “Report” cilëson si të dyshimtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here