Google search engine
Home Sport Lidhjet mes futbollit, klaneve e pazareve, vjen reagimin e Igli Tares

Lidhjet mes futbollit, klaneve e pazareve, vjen reagimin e Igli Tares

0
251

Ditën e sotme media italiane fokusuan shkrimet e tyre në një hetim ndaj menaxherëve në botën e futbollit. Mes këtyre edhe drejtori sportiv i Lazios.

Nëpërmjet një komunikate të avokatëve, mediat italiane kanë publikuar edhe reagimin e Igli Tares.

Tare i ka quajtur akuzat të pabaza dhe se asnjëherë as ai as i vëllai nuk janë përfshirë në këto veprimtari.

KOMUNIKATA E PLOTË E LËSHUAR NËPËRMJET AVOKATIT:

“Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve TOP BAST, në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij në dokumentet hetimore, sipas së cilës “në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, është thjesht e rreme”.

Po kështu, Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje nga klani “Martiradonna” për të blerë këtë kompani bastesh, operacion për të cilin ai injoron çdo informacion.

Për shkak të falsitetit dhe mospajtueshmërisë totale të lajmit (i përpunuar mjeshtërisht), Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri, në përgjigje të një emaili nga ky i fundit lidhur me një numër pyetjesh specifike drejtuar atij në cilësinë e tij si gazetar i Redaksisë së Lajmeve.

Në të vërtetë, gazetari nuk arriti ta merrte parasysh këtë paralajmërim, duke raportuar në thelb vetëm referencën për mospajtueshmërinë.

Igli Tare rezervon të drejtën për çdo veprim juridik, për të cilin tashmë ai i ka dhënë një mandat avokatëve të tij, gjithashtu duke iu referuar profileve shtesë të paligjshmërisë të  këtij lajmi, objekt i mosmarrëveshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here